Maqedoni “140 denarë në ditë, 840 në javë”, ndryshime në ligjin për subvencionim të vaktit ushqimor për studentët në Maqedoni

Kuvendi dje me 74 vota “për”, pa asnjë “kundër” dhe asnjë abstenim, miratoi Ligjin për ndryshim të Ligjit për subvencionim të vaktit ushqimor për studentët, përcjell TV21. Sipas ndryshimeve ligjore, nëse studenti nuk e shfrytëzon shumën prej 140 denarëve brenda një dite, të njëjtën do të mund ta shfrytëzojë deri pak para fundjavës, respektivisht deri të shtunën. Me këtë ndryshim, studentët do të mund të akumulojnë të ardhurat prej 140 denarëve në ditë, gjegjësisht, në javë mund të mbledhin 840 denarë, të cilat do të mund t’i shfrytëzojnë të shtunën. Ligji hyn në fuqi nga 1 marsi./tv21.tv