UEJL me telegram ngushëllimi për tragjedinë në Turqi

Telegram ngushëllimi i Universitetit të Evropës Juglindore me rastin e tërmetit të fuqishëm në Turqi

Në emër të stafit dhe studentëve të Universiteti i Evropës Juglindore, rektori Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti , nëpërmjet një telegrami ngushëllimi dërguar Ambasadës së Turqisë në Shkup, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave të tërmetit të fuqishëm të ndodhur sot (6 shkurt 2023), në disa qytete të Turqisë.

“Jemi shumë të pikëlluar nga lajmi për tërmetin e fuqishëm që goditi sot Turqinë dhe i shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave dhe për mbarë popullin e Turqisë dhe lutemi për kapërcimin me sa më pak pasoja dhe me më pak dhimbje nga kjo tragjedi”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Universiteti i Evropës Juglindore, po qëndron krah aktiviteteve ndërkombëtare në ndihmë të viktimave  dhe shpresojmë që populli dhe shteti turk , do ta tejkalojë këtë tragjedi me përmasa kaq të mëdha.

Jemi të sigurt se në këto momente të vështira, ajo që na duhet është solidariteti dhe humanizmi njerëzor, i cili po demonstrohet dhe gjithnjë më shumë do të demonstrohet në ditët në vijim, thuhet mes tjerash në telegramin e ngushëllimit të Universitetit të Evropës Juglindore.