2400 DEN/ Studentët do të mund t’i harxhojnë për çfarë të duan

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në afatin e fundit për aplikim të subvencionit për ushqim që do të jepet për studentët deri-diplomik nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH). Ky lloj subvencioni do të jepet në të holla në llogaritë bankare të studentëve, gjegjësisht 2,400 denarë në muaj. Edhe pse ky subvencion është i destinuar të shfrytëzohet për ushqim, megjithatë kjo lë hapësira për të mos u shfrytëzuar për atë qëllim. Portalb.mk pyeti ministren e MASH, Mila Carovskën se a kanë në plan të ndërmarrin diçka më konkrete për të sofistikuar këtë lloj subvencioni që të mund të shfrytëzohet vetëm për ushqim, ashtu siç e kanë disa shtete të BE-së. Kurse Carovska tha se për momentin kjo ishte zgjidhja më e mirë, dhe në të ardhmen do të ketë karta “Green Pay” vetëm për ushqim, shkruan Portalb.mk.

Me përkrahje financiare nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, studentët e rregullt në ciklin e parë (deridiplomik) mund të bëhen shfrytëzues të subvencionit “Racion ditor për ushqim të studentit” në vlerë prej 120 denarë në ditë, respektivisht 2 400 denarë në muaj që do të lëshohen në llogaritë e transakcionit të studentëve.

Edhe përse kjo është një ndihmë shumë e nevojshme për studentët, subvencioni për vaktin ushqimor për momentin lë hapësira për mos tu shfrytëzuar për ushqim. Portalb.mk e pyeti ministren e MASH Mila Carovskën, se a kanë në plan të marrin ndonjë hap konkret që ky lloj subvencioni të sofistikohet dhe të mund të shfrytëzohet vetëm për ushqim në dyqane dhe restorante

Ministrja tha se për momentin kjo ishte zgjidhja më e mirë për momentin sepse nuk dihej nëse restorantet do ishin të hapura, por në të ardhmen sipas saj kjo do të rregullohet me kartat “Green Pay”

“Paratë do të shkojnë në llogaritë e transakcionit të studentëve, dhe mund t’i shfrytëzojnë për çfarë të duan. Qëllimi ynë është për një vakt të shëndetshëm që mund ta blini në dyqane që mund të përgatitni në shtëpi, apo në restorante. Por nuk kufizohet që mos t’i shpenzoni paratë për gjëra tjera. n Për momentin, ne nuk ishim të sigurt nëse restorantet do të ishin të hapura. Do të ketë karta “Green pay”, kartat e tilla speciale do të vendosen në përdorim, dhe do të jenë vetëm për ushqim, si për në markete ashtu edhe në restorante, më tutje nuk mund të paguani më energjinë elektrike me ta”, tha Carovska

Sllovenia është shembull konkret, praktika e të cilës e dëshmon se subvencionet e tilla mund të destinohen vetëm për ushqim.

Qeveria e Sllovenisë ka programin e kuponëve studentorë “boni”, me anë të së cilave studentët hanë vakte të shëndetshme ushqimore në restorant apo kafene me çmim shumë të ulët nga normalja. Qeveria sllovene u’a jep kuponat studentëve nëpërmjet aplikacionit që e regjistrojnë në telefonin e tyre, dhe kështu ky kupon mund tl shfrytëzohet vetëm në ristorante dhe kafene, dhe nuk ka hapësira që ky kupon të përkthehet në të holla nga studentët dhe tregtarët, sepse e njëjta është e dënueshme, pasi paraprakisht studentët e bënin këtë.

Studenti për një muaj merr aq kupona s aka ditë pune përgjatë atij muaji, afërsisht 20-22. Vlera e këtij kuponi është 2.69 euro, kurse pjesën e mbetur e paguan studenti në varësi të restorantit ku e shfrytëzon, por shuma maksimale që studenti mund ta paguaj është 4.31 euro, në disa vende studenti nuk paguan asgjë, vetëm përdor kuponin nëpërmjet telefonit dhe merr ushqimin e shëndetshëm.

Këto vakte ushqimore, gjithmonë të shëndetshme për studentët përfshijnë: supë, sallatë, haje kryesore(ku ke shumë opsione) si dhe desert apo fruta .

Procedura për marrjen e kuponit studentor është e thjeshtë, studenti fillimisht regjistrohet në faqen e internetit të sistemit ku edhe merr numrin e aktivizimit, pas k