CAKTOHET ÇMIMI PËR LIBRAT E DËMTUARA

Ka filluar edhe procesi i kthimit të librave të përdorura nga nxënësit në vitin shkollor 2018-2019. Ndërkohë, nxënësit do të marrin edhe librat për vitin shkollor 2019-2020. Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoni ka caktuar çmimoren për dorëzimin e librave të përdorura nëse të njejtat janë të dëmtuara tërësisht apo pjesërisht. Çmimet dukshëm janë më të lira se vitin e kaluar, kur edhe pati kritika të ashpra nga prindërit ndaj ministrisë. Këto libra janë pjesë e projektit “Cambridge” që është futur në sistemin arsimor nga Qeveria e kaluar. /Shenja/