Hapësira e shkretuar prapa Filarmonisë shndërrohet në Parkun Ibni Pajko

Hapësira e shkretuar dhe parkingu ilegal prapa ndërtesës së Filarmonisë u shndërrua në park. Parku i ri Ibni Pajko është me sipërfaqe prej rreth 11.000 metra katror, me 7500 metra katror barë me spërkatëse dhe sisteme të ujitjes që punojnë sipas parimit “pikë për pikë”.

Gjatë rregullimit të kësaj hapësire të shkretuar janë ruajtur 12 drunjtë që kanë ekzistuar në këtë lokacion, ndërsa janë mbjellë edhe 85 drunjë të rinj. Krahas gjelbërimit, në park janë ndërtuar edhe shtigje për këmbësorë, rrugë shërbyese e pasuruar me art rrugor, ndërsa në murin e Shkollës së mesme të artit muzikor është vizatuar një mural.

“Qyteti është veçanërisht krenar me faktin që për ngritjen e këtij parku janë shpenzuar saktësisht 0 denarë përmes furnizimeve të posaçme publike. Gjelbërimin, shtigjet dhe pajisjen urbane që e shihni këtu janë të veçuara nga programet e rregullta të Qytetit dhe ndërmarrjet publike të qytetit, ndërsa një pjesë e vogël e tyre janë donacion nga kompanitë përgjegjëse shoqërore. Apeloj deri te qytetarët që të mos dëmtojnë gjelbërimin”, u shpreh kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

Qasjet deri te parku janë të siguruara me rampa për biçikleta dhe karroca në të gjitha hyrjet, ndërsa parkingjet për biçikletat dhe stacioni i shërbimit janë të vendosura në vend të ndriçuar nën mbikëqyrje të kamerave për mbrojtje më të mirë. Në shtegun përreth bulevardit Goce Dellçev është mbjellë gardh i gjallë që të mbrojë parkun nga pluhuri dhe zhurma e makinave.

Nga Qyteti i Shkupit thonë se parku do të vazhdojë të pasurohet edhe me përmbajtje të reja. Është lënë hapësirë edhe për rregullimin e skenës funksionale verore që do të mundësojë mbajtjen e manifestimeve kulturore në ambient të hapur që do të tregojë se i mungon qytetit.