Si është ndjenja kur je i detyruar të frenosh në shpejtësi prej 280 km/h (VIDEO)


Një shofer i makinë MBW M4 ka vozitur makinën e tij 280 km/h por për shkak të zhvillimeve në trafik ai është detyruar të frenojë menjëherë.

Tërë këtë situatë shoferi e ka incizuar me kamerën e tij, ndërsa mund të shihet se makina falë frenave kualitative arrin të shmang një tragjedi, ndërsa edhe shoferi ka reaguar shumë me qetësi.

Sipas tij e tërë ngjarja është incizuar në autostradë A5 në Gjermani, në pjesën ku nuk ka kufizime të shpejtësisë dhe e cila ka nga katër korsi në të dyja drejtimet.

Gabimi i tij është se nuk ka vozitur më ngadalë, ngase me shpejtësi 280 km/h, koha për reagim me të vërtet është shumë e vogël, nëse diçka komplikohet.

Sipas tij gabimin e dytë e ka bërë shoferi i Mazdës i cili nuk ka kontrolluar/vlerësuar se çfarë po ndodhë pas tij në autostradë para se të fillon dhe ta tejkalon makinën Ford, ndërsa përpos kësaj, nuk është dashur të kalojë aq shpejtë nga korsia e dytë në të katërtën.

Sipas vozitësit shoferi i makinës Ford, është dashur ta shfrytëzojë korin e dytë dhe të lirojë korsitë tre dhe katër për lëvizje/ tejkalim të makinave që lëvizin shumë shpejtë. /Schoolture.info/