Këshilla të dobishme/ Ja si t’ia zgjasni jetën laptopit tuaj

Me kujdes silluni ndaj laptopit tuaj në mënyrë që të zgjasni jetën laptopit tuaj.

1. Shmangeni ngrohjen e procesorit

Temperaturat e larta janë armiku i laptopit tuaj. Nëse lejoni që të nxehet shumë, do të rrezikoni komponentët të ndjeshme siç janë procesori, ventilatori dhe bateria. Mos e lini në hapësira të buta për shkak se në këtë formë pengohet kullimi i ajrit, dhe vështirësohet ftohja.

2. Mos e hraxhoni baterinë deri në fund

Bateritë e laptopëve nuk janë të përjetshme, pas disa viteve kapaciteti i tyre dobësohet. Më së miri është ta harxhoni baterinë deri në 40% ndërsa ta mbushni deri në 80%.

3. Kujdes me rrymën

Laptopët janë shumë të ndishëm ndaj ndryshimeve të shpejta të rrymës. Shumica kanë ndonjë mbrojtje, por më së miri është të shfrytëzohet mbrojtje nga mbitensioni

4. Kujdes me çfarë e pastroni

Mos shfrytëzoni leckë të lagur apo çfarëdo mjeti për pastrimi. Më së miri është të përdoret leckë e thatë pa ndonjë lëngë.

Burimi: Schoolture