Mediat sociale dhe fake news, është kthyer ne një shqetësim sa i takon ndikimit tek fëmijët. Tre në katër fëmije janë të pajisur me smartphone dhe tre orë të ditës së tyre i shpenzojnë në internet, ku janë me të ekspozuar edhe ndaj bullizmit.
Kreu i autoritetit te medias audiovizive Gentian Sala kërkoi nga Ministria e Arsimit te përfshije ne procesin mësimor edhe edukimin e fëmijëve me median.
Ministrja e arsimit Besa Sahini tha se hartimi i kurrikulave te reja kërkon edhe angazhimin e institucioneve te tjera.
Duket se Shqipëria nuk i ka shpëtuar trendit global te masivizimit te mediave sociale dhe aksesit qe kane ne to edhe te miturit.