AKTFEST 2019 është edicioni i parë i festivalit më të ri teatror në vend i cili i dedikohet aktorit dhe realizimit të rolit në gjuhën shqipe. Në kuadër të tij do të vlerësohet puna e aktorëve shqiptar.
Do të marrin pjesë shfaqje teatri nga skenat shqiptare prej Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë duke sjell rolet më të spikatura në gjuhën shqipe.
Nga data 30 Nëntor deri më 4 dhjetor, pesë netë me radhë do të luhen 6 shfaqje teatrore me mbi 60 aktorë profesionistë pjesëmarrës në këtë festival, që do të garojnë për çmimet e mëdha.
Festivali do të mbahet në dy hapësira: në Teatrin Kombëtar Maqedonas (MNT) në Shkup dhe në Teatrin e Komedisë, Shkup.
Shfaqjet pjesëmarrëse janë:
30.11.2019; “Zona e pritjes”, 20:00h; Teatri “Migjeni”, Shkodër, shfaqet në MNT Shkup
01.12.2019; “Kukulla”, 18:00h; Teatri “Bekim Fehmiu”, Prizren, shfaqet në MNT Shkup (skena e vogël)
01.12.2019; “Vdekja e Dantonit”; 20:00h, Teatri Shqiptar, Shkup, shfaqet në MNT Shkup
02.12.2019; “Revizori”, 20:00h; Teatri “Aleksandër Moisiu”, Durrës, shfaqet në MNT Shkup
03.12.2019; “Arturo Ui” 20:00h; Teatri Kombëtar i Kosovës, shfaqet në Teatrin e Komedisë, Shkup
04.12.2019; “Medea”, 20:00h, Teatri Kombëtar “Kujtim Spahivogli” Tiranë, shfaqet në Teatrin e Komedisë, Shkup
Juria profesioniste e përbërë nga Ndriçim Xhepa, Vehbi Qerimi dhe Shkumbin Istrefi do të vendosë për 5 çmimet kryesore që do të ndahen në kuadër të edicionit të parë të festivalit AKTFEST.