Ministri Hysni Ismaili sot realizoi takim me përfaqësuesit e Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë dhe Ilustrimit për Fëmijë “Litera”, nga Qendra për Komunikim Vizual dhe Shërbime Grafike “Efektiva”.
Festivali i cili i kultivon vlerat shoqërore dhe me konceptin e tij e vendos Maqedoninë e Veriut në hartën e festivaleve të këtij lloji në botë mbështetet në Programin Vjetor të Ministrisë së Kulturës si njëri nga projektet që është me interes nacional.
Në takim u bë fjalë mbi aktivitetet që janë në vazhdim e sipër për festivalin e ardhshëm, të cilat janë në drejtim të promovimit dhe afirmimit të letërsisë dhe ilustrimit të fëmijëve, zhvillimit të një shoqërie të shëndoshë dhe inteligjencën emocionale te fëmijët që në moshë të hershme.