Delegacioni i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, do të merr pjesë në sesionin e 43-të të Komitetit për trashëgimi botërore të UNESCO-s në Baku të Azerbajxhanit, në të cilin do të diskutohet edhe për gjendjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore në rajonin e Ohrit.
Delegacionin do ta udhëheq ministri pa resor Edmond Ademi, ndërsa do të merr pjesë edhe zv.ministri i Punëve të Jashtme Andrej Zhernovski dhe kryetari i Ohrit, Konstantin Georgievski.
Delegacioni i Maqedonisë së Veriut do të realizojë takime me përfaqësuesit e Qendrës për trashëgimi botërore të UNESCO-s, me delegacionet e vendeve anëtare si Kina, Brazili, Bosnja e Hercegovina, si dhe me kryesuesin e Komitetit Abdulfas Garajev – ministër i Kulturës në Azerbajxhan.
Delegacioni i Maqedonisë së Veriut gjithashtu do të takohet me përfaqësuesit e Shqipërisë, në drejtim të menaxhimit të përbashkët me Liqenin e Ohrit.