Schoolture TV

Dritare kulturore për të rinjtë

Koleksioni me mbi një milion libra, në bibliotekën më moderne në botë

Koleksioni më i madh i librave në Gjirin Persik, Biblioteka Kombëtare e Katarit, QNL, po përpiqet të shtojë lidhjet me bibliotekat jashtë rajonit dhe kërkon vëmendjen e lexuesve të rinj, ndërkohë që bojkoti kundër “Doha-s”.

Plot fëmijë rrëmojnë në raftet e saj ose ulen me libra në duar, në këmbët e shtyllave të mëdha, që mbështesin mega-strukturën e “Rem Koolhaas”, prej 45 mijë metra katrorësh.

Në 6 muajt e parë të vitit, thonë drejtues të saj, çdo libër i seksionit të fëmijëve është huazuar, ç’ka tregon se përpjekjet për të tërhequr dhe më të vegjlit, kanë dhënë fryt.

QNL-ja, e shitur si një bibliotekë “e zhurmshme”, përmban një auditor me 120 vende dhe një zonë eventesh në zemër të hapësirës, së mbushur me dritë natyrale, e cila të kujton një aeroport modern.

“Të gjithë librat që shihni në këtë vend mund të huazohen nga përdoruesit. Ndryshe nga shumë biblioteka kombëtare, ne kemi një funksion të bibliotekës publike që bashkërendohet me funksionin kombëtare dhe atë kërkimor”, është shprehur Stuart James Hamilton, zëvendës drejtori ekzekutiv i bibliotekës.

Me mbi një milion libra dhe 500 mijë botime digjitale, biblioteka e ndodhur në Doha, është më e madhja në Lindjen e Mesme.

Megjithatë konkurrenca nuk mungon, Emiratet e Bashkuara Arabe po përpiqen t’ia kalojnë Katarit me bibliotekën më të re, në Dubai, “Mohammed Bin Rashid”, e cila kur te çelet, thuhet se do ti ofrojë plot 1.5 milion libra, publikut për lexim. /tch/

oni më i madh i librave në Gjirin Persik, Biblioteka Kombëtare e Katarit, QNL, po përpiqet të shtojë lidhjet me bibliotekat jashtë rajonit dhe kërkon vëmendjen e lexuesve të rinj, ndërkohë që bojkoti kundër “Doha-s”.