Ashtu edhe siç pritej festivali “Matka Summer Fest” solli freski në këto ditë të ngrohta në qytetin e Shkupit.
Sipari i festivalit u hap me ekspozimin e fotografive nga ana e fotografëve të rinj dhe të talentuar si: si: Arbnora Memeti, Ana Ristevska, Erkan Ramadani, Mirsad Bekir, Stefan Samandov dhe Zoran Shekerov.
Më pas atmosfer të këndshme kishte më datë 28 qershor, ku performoi grupi muzikor “Blla blla blla” dhe “Offchestra”, ndërsa qershia mbi tortë e gjithë festivalit ishte nata e djeshme ku në skenën e festivalit u ngjit grupi i njohur “Jericho” nën përcjellje të dj Electron dhe dj Pitti.
Festivali “Matka summer fest” u mbështet nga Ministria e Kulturës së Maqedonisë së Veriut, ndërkaq hyrja në të gjitha ngjarjet ishte falas. /Schoolture.info/