Anët e fshehura plot bukuri të planetit Tokë janë shfaqur këtë herë në konkursin për Fotografinë më të Mirë të Natyrës të njohur ndryshe si “Big Picture”.
Në këtë konkurs kanë marrë pjesë rreth 7000 imazhe nga 65 shtete të ndryshme, ndërsa konkurrenca mes shkrepjeve të veçanta, ishte shumë e fortë.
Fotografitë të cilat i kushtohen mrekullive të natyrës dhe kafshëve të egra, shërbejnë edhe si një mesazh për të rritur ndërgjegjësimin dhe thirrjen për të mbrojtur habitatet natyrore të Tokës.
Ndërmjet imazheve të mprehta, ka rënë në sy një krokodil që del nga balta, një lakuriq nate nën dritën e hënës apo një luan deti i mbuluar me yje.
Megjithatë, imazhi i cili ka tërhequr më së shumti vëmendjen e jurisë, ka qenë ai i fotografes Karine Aigner, e cila ka mundur që në objektivin e kamerës së saj të fiksojë një moment të veçantë në një tufë bletësh në Teksas.
Bletët, të mbledhura në formën e një topi duke kërkuar të çiftëzohen, kanë arritur t’i sigurojnë fitores fotografes amerikane.