Punonjësi që nuk humbi asnjë ditë pune për 27 vjet, merr një donacion prej 300 mijë dollarësh

Kevin Ford, 54 vjeç, ka punuar si arkëtar dhe kuzhinier në Burger King, gjegjësisht në pikën që ndodhet në Aeroportin Ndërkombëtar McCarran që nga viti 1995.

Kur arriti shifrën e 27-vjetëve duke punuan të njëjtën punë, shefat i dhuruan një çantë shpine të mbushur me një biletë filmi, një filxhan Starbucks, karamele dhe çokollatë.

Videoja që e shfaqte duke pranuar dhuratat dhe falënderuar kolegët e tij shpejt u bë virale, por shumë njerëz që e panë atë u tronditën dhe pyetën se si është e mundur të shpërblehej kaq pak pas kaq shumë vitesh besnikërie ndaj kompanisë.

Vajzat e tij krijuan një faqe llogari humanitare, GoFundMe për babanë e tyre, duke kërkuar të mblidhnin rreth 200 dollarë, por gati 300 mijë dollarë donacione kanë ardhur dhe numri vazhdon të rritet.

“Njeriu në atë video është babai im. Ai ka punuar për 27 vjet dhe po, ai nuk ka humbur asnjë ditë pune”, shkroi vajza e Fordit, Seryna, në mbledhjen e fondeve.

“Ai fillimisht filloi të punonte në këtë punë si baba i vetëm kur fitoi kujdestarinë për mua dhe motrën time më të madhe 27 vjet më parë. Më pas, ndërsa familja jonë u rrit dhe ai u martua përsëri, ai vazhdoi të punonte atje për shkak të sigurimit të mrekullueshëm shëndetësor që i ishte ofruar”, shkroi ajo.

Sa i përket parave që janë mbledhur për të, Ford tha se nuk e ka në plan që të dalë në pension apo të bëjë pushime gjersa është i fokusuar vetëm te familja e tij. 

@thekeep777

He’s Worked for the Company for Almost 3 Decades and Has Never Called Out!!!😵‍💫🥺😱😭 #Grateful #Dads #FathersDay #Loyalty #Honor #WorkersUnite #Rewards #Thankful #NorrinRadd777 #theKeep777

♬ Slide (feat. Frank Ocean & Migos) – Calvin Harris