Rektori Zeqiri priti në takim pune përfaqësuesin e organizatës për ndërmarrësi dhe punësim për të rinjtë- IESC, John Lindsay

Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup Prof.Dr. Izet Zeqiri dhe Prorektori për Financa, Investime dhe Zhvillim Doc. Dr. Bujamin Bela pritën në një takim pune përfaqësuesit e organizatës për ndërmarrësi dhe punësim për të rinjët – IESC, John Lindsay dhe Visar Ademi.

Të pranishmit shprehën interesimin e lartë për bashshkëpunim në projekte të përbashkëta mes UNT-së dhe IESC-së për trajnime për të papunësuarit në vendin tonë dhe rikualifikimin e të rinjëve në bazë të kërkesave të tregut të punës në profesionet deficitare. IESC është aplikues dhe fituese i projekte të USAID-it që kanë të bëjnë me punësimin e të rinjëve dhe ngritjen e kapaciteteve dhe kompetencave për vetpunësim.

Rektori Zeqiri shprehu falënderim ndaj IESC për interesimin dhe bashkëpunimin e mundshëm për projektet me kontribut shoqëror në sferën e punësimit të të rinjëve në RMV.