Shpenzimet e jetesës në Maqedoninë e Veriut gjatë majit të këtij viti, krahashuar me muajin e kaluar janë rritur për 2%, ndërkaq çmimet me pakicë për 1.5%. Në krahasim me majin e vitit të kaluar, shpenzimet e jetesës janë më të larta për 11.9%, ndërkaq të pakicës për 12.1%, informojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave, njofton Portalb.mk.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, ka rritje të indeksit të shpenzimeve të jetesës në maj të vitit 2022, në krahasim me muajin e kaluar.
“Vaji dhe yndyrat janë rritur për 6.7%, sheqeri, xhemi, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat për 6.2%, qumështi për 5.4%, buka dhe drithërat për 3.7%, kafeja, çaji, kakao për 3.1%, djathi dhe gjiza për 2.9%, uji mineral, pijet e gazuara, lëngjet nga frutat dhe perimet për 2.7%, frutat e freskëta dhe të ngrira për 2.6%, mishi për 2.5%, peshku dhe ushqimi i detit për 2.3%, perimet e freskëta dhe të ngrira për 1.6%, produkte ushqimore të paspecifikuara apo të përfshira diku tjetër për 1.1%, birra për 1.0% pijet alkoolike për 0.5% dhe vera për 0.3%”, thonë nga ESHS.
Në maj, gjithashtu ka pasur rritje të shpenzimeve të jetesës edhe te shërbimet mjekësore për 19%, shërbimet për akomodim 7.5%, derivatet dhe vajrat motorik për 7.4%, bizhuteritë, orët, orët e dorës për 7.0%, derivateve të lëngshme për amvisëri për 5.8%, shërbimet për amvisëri për 5.7%, aranzhmanet turistike për 4.3%, këpucët 3.3%, riparimi i këpucëve 2.6%, prodhimet për amvisëri – jo të qëndrueshme për 2.5%, aparatet tjera për higjienë personale 2.2%, pastrimi, riparimi i veshjeve, gazit për amvisëri, salloneve të bukurisë dhe qendrave për zbukurim për 1.7%.
“Është evidentuar edhe rritje e mobilieve dhe mallrave tjera shtëpiake për 1.6%, materialeve për zyra dhe materialeve për vizatim për 1.5%, biçikletave për 1.2%, rrobave tjera dhe shtesave për rroba, automjeteve motorike për 1.1%, tekstilit për amvisëri për 1.0%, materialit për mirëmbajtje dhe rinovim të vendbanimit 0.9%, aparatet e mëdha elektrike për amvisëri për 0.8%, ndihmuesit e ndryshëm terapeutik dhe pajisjeve të ndryshme për pranim, incizim dhe riprodhim të zërit dhe fotografisë 0.7%, enët e qelqta, enët e kuzhinës dhe pajisjet tjera, prodhimet farmaceutike, shërbimet mjekësore, mediat për incizim, lojërat dhe hobi, shërbimet për rekreim dhe sport, materialet tjera të shtypura, restorantet, kafeteritë dhe ngjashëm për 0.6%, veglat e vogla dhe shtesat tjera për 0.5%, materialet për përpunim të rrobave, rinovim të mobilieve, mbulesave të dyshemeve dhe produktet e ngjashme për 0.4%.
“Gjithashtu edhe rrobat, shërbimet për mirëmbajtje dhe rinovim të vendbanimit, shërbimet stomatologjike, mirëmbajtje dhe rinovim të mjeteve transportuese private, pajisjet informatike për përpunim të të dhënave për 0.3%, aparatet e vogla elektrike për amvisëri, veglat e mëdha dhe pajisjet, shërbimet për kulturë dhe mjete tjera personale për 0.2%”, thonë nga ESHS.
Ata shtojnë se indekset e shpenzimeve të jetesës në maj të vitit 2022, në krahasim me muajin e kaluar kanë shtrenjtim edhe te transporti ajror i udhëtarëve për 10.5%, çerdhet, bimët dhe lulet për 2.4% dhe aparatet elektrike për higjienë personale për 1.2%.