Grupi artistik pranë Gjimnazit “Zef Lush Marku” në Shkup, kualifikohet në finale të Festivalit “Tirana Art Fest”

Grupi artistik i shkollës së mesme “Zef Lush Marku” ka njoftuar se janë kualifikuar në finale të Festivalit “Tirana Art Fest”.

“Grupi artistik pranë Gjimnazit “Zef Lush Marku” në Shkup, kualifikohet në finale të Festivalit “Tirana Art Fest” që do të mbahet në Tiranë. Katër pika artistike të larmishme që ngërthejnë këngë, instrumentale, kërcim e valle, do ta përfaqësojnë Shkupin në Festivalin në Tiranë,Festival ky që për qëllim e ka promovimin e talenteve të rinj nga rinia e shkollave të mesme. Grupi muzikor nën drejtimin e profesorëve të muzikës Shpresa Grubi-Ajdini dhe Gazmend Ramadani pritet të shkëlqejnë në Tiranë dhe denjësisht ta përfaqësojnë Gjimnazin Zef Lush Marku. Ju urojmë shumë suksese”,  shkruan nw njoftimin e gjimnazit, përcjell Schoolture.info