Çmimi i bitcoin arriti në 19,000 dollarë për herë të parë që prej tre vitesh duke e dërguar kriptomonedhën më të madhe në botë afër vlerës rekord prej 20,000 dollarësh të arritur në 2017.
Gjatë Nëntorit vlera e bitcoin është rritur me 40% dhe krahasuar me një vit më parë është rritur me 160%. Analistët dhe investitorët thonë se pandemia e koronavirusit ka ndikuar në rritjen e bitcoin.
Gjithashtu mbështetja e marrë së fundi nga emra të njohur si PayPal që do të ofrojë shitblerjen e kriptomonedhave në platformë kanë ndikuar pozitivisht tek bitcoin.
Menaxher të fondeve mbrojtës si Paul Tudor Jones i cili kishte parashikuar dhe përfituar nga rrëzimi i tregut të aksioneve në 1987 ka investuar së fundi në bitcoin.
Megjithatë kriptomonedha njihen për vlerën e tyre të paqëndrueshme ndërsa edhe kriptomonedha të tjera janë rritur në popullaritet si Ethereum, Litecoin dhe XRP. /PCWorld Albanian