Seriali komedi “Shkallët” mbledh më të mirët e skenës

Kur më të mirët bëhen bashk, atëherë para publikut pritet të dalë diçka shumë e bukur. Së fundmi në në TVM startoi seriali më i ri, komedia “Shkallët”. Ky serial është prodhim i Domino Production e prodhuar enkas për TVM2 dhe do ketë 30 epizoda.

Producent janë Osman Ahmeti dhe Muzbajdin Qamili, skenari Shkëlqim Islami, ndërsa regjia është në duart e Musa Isufit. Seriali shkallët ka një kast prej 22 aktorësh, ku ndër më të rregullt janë Ismet Ramadani, Muzbajdin Qamili, Rabija Halili, Sara Bajrami, Egzona Salihu, Hamdi Rashidi, Elmir Sejfullai, Merita Cocoli, Ismail Kasumi, Burhan Amiti, Kujtime Ahmeti, Sefedin Shabani, etj kostumet Medina Hoxha, skena Ardian Kadrija.