SNAPCHAT/ Si mund të fitosh para nga ky aplikacion?

Kompania Snapchat ka shpërndarë  më shumë se 250 milion dollarë për më shumë se 12,000 përdorues të rrjetit social përmes programeve Spotlight, i cili është opsioni i ri i Snapchat-it që iu lejon të dërgoni foto të mira për t’u konsideruar për një kontent publik të stilit TikTok. Nëse Snap/Fotot juaj përzgjidhen, atëherë përdoruesi  mund të fitojë para dhe nuk kanë nevojë të jenë të famshëm që kjo të ndodhë.

Një zëdhënës i Snapchat tha për ‘’The Sun’’: “Një vit më parë ne lançuam Spotlight që të shfaqim më shumë Snap-et më argëtuese të krijuara nga komuniteti Snapchat, pavarësisht se kush i krijoi ato.’ Spotlight është projektuar me vlerat tona në thelb – profilet janë private si parazgjedhje dhe e gjithë përmbajtja shqyrtohet fillimisht automatikisht nga inteligjenca artificiale përpara se të fitohet ndonjë shpërndarje, dhe më pas rishikohet dhe moderohet nga njerëzit përpara se të mund të shikohet nga më shumë se 25 persona”.

Sipas Stafit të Snapchat e gjitha kjo është bërë që ata të sigurohen që të mos përhapet dezinformini, gjuha e urrejtjes ose përmbajtje të tjera potencialisht të dëmshme. Nëse Snap-i juaj funksionon në Spotlight, do të paguheni nga një total prej mbi 1 milion dollarë (750,000 £).

Lajmi i mirë është se nuk jeni të detyruar ta bëni llogarinë tuaj publike, mjafton një snap i mirë. Pra edhe njerëzit e thjeshtë mund të fillojnë të fitojnë para nga aplikacioni pa pasur nevojë për numër të madh ndjekësish.

Burimi: Dosja.al