SISTEMI I RI I TË DHËNAVE/ Carovska: Lehtësojmë vendimmarrjen dhe përshpejtojmë digjitalizimin

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës do të marrë një sistem të ri të integruar të të dhënave, i cili do të përmbajë të dhëna për arsimin fillor, të mesëm dhe arsimin e lartë.Ai do të ketë një bazë të dhënash të strukturuar mirë dhe do të jetë më e lehtë për t’u përpunuar, gjë që do të na lehtësojë punën kur duhet të bëjmë një analizë për të marrë vendime. Me mbështetjen e BE-së tashmë është bërë specifikimi për sistemin dhe zgjedhjen e kompanisë që do ta bëjë si dhe do ta dorëzojë tek ne plotësisht gati për përdorim.

Kështu deklaroi ministrja e Arsimit dhe e Shkencës Milla Carovska gjatë prezantimit të sotëm të rezultateve të projektit “Përmirësimi i cilësisë së të dhënave dhe fuqizimi i politikave” i financuar nga fondet IPA të BE-së, në të cilin morën pjesë Ministritë e Arsimit dhe e Shkencës dhe Ministria e  Punës dhe Politikave Sociale dhe Agjencia e Punësimit.

“Jemi të kënaqur me rezultatin final dhe objektivat e arritura. Projekti forcoi kapacitetet analitike të MASH-it dhe një sërë institucioneve të tjera në fushën e arsimit. “Ai gjithashtu forcoi menaxhimin e sistemeve  informatike me të cilët dispomojmë dhe, më e rëndësishmja, inicoi zhvillimin e një sistemi krejtësisht të ri dhe modern të të dhënave që do të jetë një mjet i dobishëm për sigurimin më të lehtë të inputeve të mira për sjelljen e vendimeve cilësore, por edhe për përshpejtimin e digjitalizimit të arsimit”, theksoi Carovska, duke shtuar se digjitalizimi është prioritet në programin e punës së MASH-it, sepse, siç tha ajo, nuk është trend, por nevojë dhe përfitim i madh për qytetarët.

Informoi se gjatë një vit e gjysmë MASH-i arriti të organizojë dhe të ngrrit konsiderueshëm cilësinë e mësimdhënies online, gjë që u konfirmua nga UNICEF, materialet mësimore filluan të digjitalizohen në faza dhe nxënësit që kishin nevojë për mbështetje e shtetit morën tableta dhe paisje. Ndërkohë shkollat ​​janë pajisur me tabela interaktive dhe mjete të tjera ndihmëse dhe pjesa më e madhe nga shërbimet arsimore si regjistrimi i nxënësve në klasën e parë, aplikimet për bursa dhe konvikte për nxënës dhe student, si dhe nostrifikimi i diplomës janë digjitalizuar.

“Në përmbledhje, ky projekt po zbatohet në kohën e duhur, kur ne po intensifikojmë përpjekjet dhe po përshpejtojmë procesin e digjitalizimit të shoqërisë, përfshirë arsimin. “Jam falemenderuese për mbështetjen që marrim nga BE-ja dhe pres që bashkëpunimi të thellohet, të futen praktika të reja,mjete dhe metoda bashkëkohore  në punën e institucioneve të sistemit ndërsa me këtë mënyrë të ofrohen përfitime për qytetarët tanë”, u shpreh Carovska.

Schoolture.info