Studentë, nxënës dhe të rinj/ Çfarë përfitojnë me pakon e tretë të masave ekonomike të Qeverisë

Gjatë ditës që po lëmë pas, kryeministri teknik Oliver Spasovski, prezantoi pakon e tretë të masave ekonomike që do të jetë një ndihmesë për qytetarët në përballjen me pasojat e koronavirusit.

Një ndër kategoritë që do të përfshihen janë edhe studentët dhe të rinjtë.

Si përkrahje për të rinjtë, Spasovski e prezantoi masën për vauçerë deri në 6.000 denarë për mbulim të participimit të universiteteve ose për akomodim në konvikte studentore dhe për nxënës dhe gjimnazistë nga familjet me të ardhura të ulëta. Gjithashtu, të rinjtë do të mund të aplikojnë për kartelë pagesore prej 3.000 denarë për produkte dhe shërbime vendase.

Kryeministri e prezantoi edhe masën për të rinj për fillim të përdorimit të vauçerëve prej 30.000 denarë për bashkëfinancim për trajnime, ushtrime dhe kurse për IT dhe shkathtësi digjitale për të rinj. Me të gjitha këto masa do të përfshihen 100.000 qytetarë të rinj, ndërsa vlera e tyre e përgjithshme është 12 milionë euro.

Përgaditi: Schoolture.info