Schoolture TV

Dritare kulturore për të rinjtë

Ohër: Shkollat e mesme pa klasa në gjuhën shqipe

Në shkollat e mesme në Ohër vitin e ardhshëm shkollor nuk do të hapen klasat në gjuhën shqipe. Për shkak të kësaj, shumë nxënës shqiptarë nga qyteti zakonisht vazhdojnë arsimimin e tyre në gjuhën maqedonase në Ohër ose në njërën nga dy shkollat e mesme në Strugë. Profesori Muamer Doko vlerëson që kjo ka të bëjë me mungesën e interesit të institucioneve shtetërore për zgjidhjen e problemit.

Vetëm Qendra e shkollës elektromekanike në Ohër në konkursin për vitin e ardhshëm shkollor, i cili tashmë është shpallur, parashikon dy klasa me mësim në shqip për gjithsej 68 nxënës. Por, klasa të tilla janë ofruar në këtë shkollë vitet e kaluar, por asnjëherë nuk janë hapur për shkak të interesit të dobët.

Strugën e kanë afër. Kryesisht regjistrohen atje. Ne paraqesim kërkesë në Ministri për cilët profile janë të gatshëm të shpallin konkurs. Më pas, nga Ministria e Arsimit bëjnë strategji se sa klasa do të regjistrohen në maqedonisht, shqip dhe turqisht- deklaroi Sasho Nedeski- drejtor i QSHEM.

20 vjet më parë, numri i nxënësve shqiptarë në Ohër që kanë përfunduar arsimin fillor ishte rreth 130. Këtë vit numri i tyre është 33. Aktualisht, rreth 80 nxënës shqiptarë nga Ohri janë regjistruar në shkollën e mesme profesionale “Niko Nestor” dhe në shkollën e mesme “Ibrahim Temo” në Strugë.

Burimi: Alsat-M