NASA publikon fotot e plota të marra nga teleskopi më i fuqishëm hapësinor

NASA publikon fotot e plota të marra nga teleskopi më i fuqishëm hapësinor

Agjencia Hapësinore amerikane publikoi sot grupin e plotë të fotografive të para me ngjyrë, të realizuara nga teleskopi hapësinor “James Webb”, duke përfshirë fotografinë e një ylli që po vdes. Në fotot shtesë që përshijnë më shumë imazhe të bukurisë së hapësirës shihet “Mjegullnaja e Unazës Jugore”, që njihet edhe si “Tetë-Shpërthimet”. Rreth 2500 vjet-drite larg, në fotografi shihet një re gazi në zgjerim që rrethon një yll që po shuhet. Një vit-drite është rreth 9 trilionë kilometra. NASA publikoi edhe fotografinë e “Mjegullinës Carina”, rreth 7 mijë e 600 vjet-drite larg.Agjencia hapësiroe kapi edhe “Pesë galaktikat në kërcim kozmik”, 290 milionë vjet-drite larg. “Stephan’s Quintet” u diktuan për herë të parë para 225 vjetësh në yjësinë Pegasus.