Imazhi i ri nga teleskopi Webb tregon se ku lindin yjet

E vendosur 7600 vite dritë larg, Mjegullnaja Carina është një çerdhe yjore, ku lindin yjet. Është një nga mjegullnajat më të mëdha dhe më të shndritshme në qiell dhe shtëpia e shumë yjeve shumë më masive se dielli ynë.“Shkëmbinjtë kozmikë” shihen në imazhin e ri mahnitës që zbulon yjet foshnje, sipas NASA-s.

Ndërkohë pamja e teleskopit hapësinor të Kuintetit të Stephan zbulon mënyrën se si galaktikat ndërveprojnë me njëra-tjetrën dhe se si ndërveprimet e tyre mund të formësojnë evolucionin galaktik.Ky grup kompakt galaktikash, i zbuluar për herë të parë në 1787, ndodhet 290 milionë vite dritë larg në konstelacionin Pegasus. Sipas një deklarate të NASA-s, katër nga pesë galaktikat në grup “janë të mbyllura në një valle kozmike të takimeve të përsëritura nga afër”.