Data 29 qershor 2022, dita më e shkurtër në historinë e Tokës

Data 29 qershor 2022 është regjistruar si dita më e shkurtër ndonjëherë në historinë e Tokës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të “USA Today”, më 29 qershor Toka përfundoi rrotullimin e saj rreth boshtit të saj më herët se sa është, 24 orë ose 86.400 sekonda.

Laboratoria Kombëtare Fizike në Britani të Madhe përcaktoi se dita më e shkurtër në Tokë ndonjëherë është 29 qershori dhe se kjo ditë ka përfunduar 1,59 milisekonda më herë nga normalja.

Shkencëtarët matin gjatësinë e çdo dite me shpikjen e orëve atomike në vitet 1960-ta. Sipas disa burimeve, megjithëse shpejtësia e rrotullimit të Tokës duket se po ngadalësohet, kjo shpejtësi mund të shënojë luhatje.

Edhe pse faktorët që ndikojnë në shpejtësinë e rrotullimit të tokës nuk dihen plotësisht, shkencëtarët mendojnë se shtresat e brendshme ose të jashtme të Tokës, oqeanet, Hëna dhe madje edhe klima mund të jenë efektive.