Dua Lipa në Kosovë: Ndihem shumë mirë që jam në shtëpinë time

Ylli botëror i muzikës, Dua Lipa, ka thënë se ndihet shumë mirë që ka ardhur në Kosovë, të cilën ajo e konsideron, si shtëpinë e saj.

Në një konferencë për shtyp në ditën hapëse të “Festivalit Sunny Hill”, Lipa është shprehur shumë krenare me faktin që do të përformojë sot në Parkun e Gërmisë.

“Unë nuk kam përgatit diçka speciale për të thënë. Desha t’iu falënderoj për mbështetjen, ndihmën dhe dashurinë që me mujt me bo një Festival të tillë. Ndihna shumë krenare që ka me përformu. Tërë ditën e kam pas mendjen te përformanca e cila shpresoj që do t’i pëlqej. Ndihna mirë që jam në shtëpinë time, ndihna mirë që jam në vend timin për me bo një gjë kështu, është ëndërr e madhe”, ka thënë Lipa në konferencë për shtyp të enjten. /Kohanet/