Panairi i librit, autobusat 100 dhe 200 do shkojnë deri te “Boris Trajkovski

Transporti i rregullt i linjës nga sot deri të hënën, 9 maj 2022, do të përfshijë dy linja të përkohshme, 100 dhe 200, të cilat do të shkojnë deri në QS “Boris Trajkovski”. I pari do të shkojë nga Novo Lisice, dhe i dyti nga Deksion.Siç njoftojnë nga NQP “Shkup”, të dyja linjat janë vendosur për qasje më të lehtë të vizitorëve në manifestimin “Panairi i librit 2022”, i cili do të mbahet në QS “Boris Trajkovski”.Çmimet e biletave të autobusit janë sipas çmimores zyrtare të NQP “Shkup”, ndërsa lingja gjendet në ueb faqen e ndërmarrjes.Autobusi numër 100 do të lëvizë nga rruga “Fevruarski pohod”, bulevardi “Video Smilevski – Bato”, Bulevardi “Jane Sandanski”, Bulevardi “Kuzman Josifovski – Pitu”, Bulevardi “Koço Racin”, rruga “11 Tetori”, rruga ” Dimitrie Çupovski “, bulevardi” Rr. Kliment Ohridski”, bulevardi “Aradhet partizane”, rruga “Bledskigovor”, Arena “Boris Trajkovski” dhe anasjelltas në të njëjtën rrugë.Autobusi numër 200 do të qarkullojë në rrugën “Cërnogorska”, rrugën “Kuzman Shapkarev”, rrugën “Gjorçe Petrov”, Bulevardin “Aradhet partizane”, rrugën Bledski Pogrom, QS Boris Trajkovski dhe anasjelltas përgjatë të njëjtës rrugë.