Schoolture TV

Dritare kulturore për të rinjtë

Libri për agresionet e Serbisë

Libri me titull “Vukovar, Sarajevo … ” dhe me nëntitullin « Lufta në ish-Jugosllavi », që u botua në Paris (Editions Esprit), me 1993, përmban artikuj të intelektualëve të shquar francez dhe disave nga ish-Jugosllavia.

Muhamedin Kullashi

Libri është i ndarë në disa kaptina. Pas hyrjes së Véronique Nahoum-Grappe, sociologe dhe Guy Coq, filozof, në kaptinën e parë me titull Të dëgjosh (Entendre) botohen artikujt e Dzevad Karahasan, shkrimtar i Sarajevës « Diskursi i metodës boshnjake » dhe « Mbi lakminë », pastaj i ish-Kryetarit të Beogradit dhe urbanistit Bogdan Bogdanovic, me titull « Urbicidi i ritualizuar », i shkrimtarit beogradas Rajko Djuric « Kampet e përqëndrimit » dhe Véronique Nahoum-Grappe, « Pastrimi etnik : katastrofë dhe tmerrim ».

Në kaptinën « Të kuptosh » (Comprendre), shkruajn Pierre Hassner, filozof, « Pafuqitë e bashkësisë ndërkombëtare », Patrice Canivez, filozof, « Franca përball luftës në ish-Jugosllavi », Ivo Banac, historian amerikan, « Asimetria tmerruese e luftës” dhe Muhamedin Kullashi « Kosova dhe shpërbërja e ish-Jugosllavisë”.

Në kaptinën « Të protestosh » (Protester), Annie Le Brun, shkrimtare « Një jorealitet që vret », Alain Finkielkeaut, filozof, « Fitorja post-mortem e Hitlerit », Pascal Bruckner, fgilozof, «Evropa e sëmur nga vetvetja », Faik Dizdarevic, diplomat sarajevas, « Rrethimi i dyfisht i Sarajevës » ».

Kaptina e fundit « Të veprosh » (Agir), Hansen-Löve, filozofe, « Një zbulim i shekullit XX : krimi mbi njerëzimin, Michel Grappe, psikiatër, « Aksioni humanitar dhe kampet e refugjatve » si dhe një aneks me disa dokumente dhe një bibliografi.

Ky libër pati jehonë në opinionin francez me luciditetin dhe thellësinë e analizave që ndriçonin rrjedhën e ngjarjeve dhe mekanzimat që i aktivizoi regjimi serb në agresionet ushtarake mbi Kroacinë dhe Bosnjen. Kêto analiza kritike ndihmuan që të reduktohen, nê hapêsirên publike tê Francës, interpretimet tê cilat e mjegullonin situatên dhe i bënin të paqarta përgjegjësitë e aktorëve dhe regjimeve.

Në artikullin tim (f.185-195) kam vënë në dukje se këtyre agresioneve ushtarake të Sërbisë i ka paraprirë terrori i shumfisht jo vetëm i Sërbisë por edhe i strukturave politike e policore të federatës jugosllave mbi shqiptarët dhe Kosovën, gjatë viteve 80.

ObserverKult