“Breshkës” së Hitlerit i vjen fundi, Volkswagen nuk do ta prodhojë më

Volkswageni do ta ndalojë prodhimin e modelit të famshëm Beetles, i njohur si ‘Breshka’ në fabrikën e tij në Puebla, Meksikë, këtë javë.

Ky është edhe fundi i rrugëtimit të kësaj veture që ka simbolizuar shumë gjëra gjatë historisë së saj për 8 dekada, që nga 1938-shi, kur u prodhua për herë të parë.

Kjo veturë ishte një nga projektet më prestigjioze të Nazistëve, e një simbol i rilindjes ekonomike të Gjermanisë së pasluftës edhe rritja e prosperitetit të klasës së mesme, transmeton koha.net.

Ajo ishte gjithashtu shembull i globalizimit, u shit e u njoh në të gjithë botën, e ishte një emblemë e viteve të 60-ta në SHBA.

Mbi të gjitha, kjo veturë mbetet një pikë referimi në dizajn, ashtu siç njihet edhe shishja e Coca-Colas.

Dizajni origjinal u bë nga inxhinieri Austriak, Ferdinand Porsche, i cili u punësua në projektin e diktatorit Gjerman, Adolf Hitler për “veturën e popullit”.

Prodhimi në masë i asaj që në atë kohë quhej KdF-Wagen, u bazua në akronim të punës së organizatës naziste, nën patronazhin e së cilës edhe shitej, por që u suspendua gjatë Luftës së Dytë Botërore. /Kohanet/