Në programin vjetor për projekte me interes kombëtar në fushën e kulturës për vitin 2021, në përgjithësi kur do të merret e gjithë mesatarja me të gjitha paratë në programet për kulturë nga të gjitha veprimtaritë, maqedonasit si bartës të projekteve janë përfaqësuar me 60,26 për qind, shqiptarët 25,96 për qind, ndërsa të tjerët me 13,78 për qind, theksoi kryeministri Zoran Zaevi.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve rreth pretendimeve se “shqiptarët në projekte janë përfaqësuar me rreth 16 për qind”, Zaevi tha se nuk është e saktë, duke theksuar se nga afër e ndjekin gjendjen.
“Ministrja pothuajse çdo ditë jep informacione, duam t’i japim mundësi profesionalizmit të njerëzve profesionalë. Duam të mos ketë përzierje të politikës, duam të mos ketë përzierje edhe të etnikumeve në shtet, sepse kjo duhet të dalë natyrshëm, përmes cilësisë, përmes të drejtave të qytetarëve dhe për këtë mundohemi. pa kurrfarë përzierje, numrat erdhën poshtë-lart në pajtim me përfaqësimin etnik në shtet. Të japim mundësi deri në fund dhe të implementohen projekte të tilla, ndërsa gjithsesi e drejta e ankesës tashmë në projekte të caktuara edhe është vendosur, gjegjësisht ka vërejtje se ndoshta diku ka lëshime të caktuara si arsye e mjaftueshme që të shqyrtohen sërish projekte të caktuara”, theksoi Zaevi.
Ai theksoi se për institucionet dramatike dhe kombëtare, maqedonasit kanë 64,32 për qind të projekteve, shqiptarët 25,25 për qind, ndërsa në veprimtarinë dramatike shfrytëzues të tjerë maqedonas 58,17 për qind, shqiptarë 30,18, ndërsa komunitetet e tjera më të vogla 11,66 për qind
“Në shfrytëzuesit ndërdisiplinorë dhe të tjerë 20,38 janë shqiptarë, katër për qind janë komunitetet e tjera më të vogla. Në veprimtarinë muzikore maqedonas janë 52,4, shqiptarë 26,2, të tjerë 3,9 dhe multietnike janë 17,5 për qind. Në veprimtarinë muzikore shfrytëzues të tjerë dhe festivale maqedonas janë 32,8 për qind, ndërsa shqiptarë 34,2 për qind. Ndërkombëtare janë 33 për qind, të cilat kanë karakter multietnik. Shfrytëzues të artit figurativ dhe të tjerë – maqedonas 36,2 për qind, shqiptarë 21,1, ndërkulturore 28,4 për qind dhe komunitetet e tjera më të vogla 5,3 për qind. Veprimtaria e bibliotekës, shfrytëzues të tjerë sipas përfaqësimit etnik maqedonas janë 59,74, ndërsa shqiptarë 40,26 për qind”, theksoi kryeminsitri.
Ai theksoi se në veprimtarinë muzikore të trashëgimisë kulturore jomateriale sipas përkatësisë etnike maqedonas janë me 61,4, ndërsa shqiptarë me 28,3 për qind.
“Veprimtari botuese – 64,86 maqedonas, shqiptarë 25,6. Vetëm në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të paluajtshme maqedonasit kanë 85,3, ndërsa shqiptarët 14,7 për qind, Veprimtari folklorike dhe shfrytëzues të tjerë maqedonas 60,8, shqiptarë 24 për qind, ndërsa komunitete t tjera më të vogla 13,2 për qind”, shtoi Zaev.