“Në një botë ku poezia është shtyrë anash, ku shkrimi i këngëve është bërë një veprimtari të cilës opinioni nuk i jep pothuajse asnjë vëmendja, festimin i poezisë në një festival siç është festivali i Strugës, paraqet vepër fisnike dhe akt i lartë moral. Ajo që e mban në jetë poezinë është- rezistenca. Çdo vepër e shkrimit të këngëve sot në botë është një lloj rezitence. Deri dje, në këto krahina, kjo ishte rezistencë kundër tentimeve që poezie të jetë mejë në ideologjizimin e skajshëm në shërbim të elitës politike. Sot, kënga është një lloj rezistence kundër materializimit të gjithçkaje që ekziston. Bota thotë: “Gjithçka është në shitje! Kënga thonë: Gjithçka përpos meje! Madje edhe fjalët e dashurisë më naive të çdo poeti- fillestar janë shprehi e revoltit kundër kuptimit se ekzistenca e njeriut nuk ka kuptim tjetër përpos kërkesës që në rrugën sa më të lehtë të arrij tek komoditetet e lira dhe kënaqësitë e rrejshme”.
Këto ishin fjalët e poetit të njohur të Maqedonisë, Vllada Urosheviq, mbrëmë në Strugë, si pjesë e hapjes solemne të edicionit të 58-të, të Mbrëmjeve Strugane të Poezisë.
Urosheviq e kishte nderin të jetë poeti i parë i cili e ka thënë “Mesazhin poetik”, në hapje të festivalit, që është risia për këtë vit.
Risia këtë vit është edhe vendosja e gjuhës shqipe dhe frënge në hapje dhe mbyllje të festivalit, si tendencë për respektimin por edhe pasurimin e multikuturalizmit në vend. /Schoolture.info/