Për nder të 100 vjetorit të lindjes së Blazhe Koneski,viti 2021 i kushtohet krijuesit të madh të kulturës maqedonase, me të cilën vendi ynë zyrtarisht i bashkohet vendimit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara,që ky vit të jetë viti i paqes dhe besimit.
Duke pasur parasysh që kultura dhe arsimi ndikojnë drejtpërdrejt në ndërtimin e perceptimit shoqëror të vlerave të vërteta në një shoqëri,Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi programin kombëtar “viti 2021 në nder të Blazhe Koneski” program i cili është pjesë e kalendarit të përvjetorëve të rëndësishme ndërkombëtare të UNESCO-s.
Bartës i programit për realizimin e ngjarjes “viti 2021 në nder të Blazhe Koneski” që do të zhvillohet nën mbështetjen e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, është Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të Republikës të Maqedonisë së Veriut.
Programi do të realizohet gjatë tërë vitit, me aktivitete të më tepër institucioneve, ministrive, organeve të administratës shtetërore, shoqatave në vend dhe jashtë vendit, ndërsa mjetet sigurohen nga Ministria e Kulturës, Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe nga Agjencia e Rinisë dhe Sportit.
Përpos përmbajtjeve të shumta kulturoro-arsimore, në kuadër të përvjetorit, është e papararë që Banka Kombëtare e Maqedonisë së Veriut të lëshojë një monedhë ari me imazhin e Blazhe Koneski, dhe Posta e Maqedonisë së Veriut do të lëshojë një pullë postare me imazhin e krijuesit të madh të kulturës maqedonase ndërsa ngjarjet do të realizohen nën një poster i cili do të jetë i unifikuar me logon e ngjarjes.