TETOVË: NIS FESTIVALI I POEZISË “DITËT E NAIMIT”

Nga 15 deri më 18 tetor në Tetovë do të fillojë edicioni i 24 i festivalit Ndërkombëtar të Poezisë ‘Ditët e Naimit’.  Ky  edicion karakterizohet me një sërë aktivitetesh letrare pavarësisht kushteve pandemike në të cilat gjendemi, theksoi drejtori i festivalit, Shaip Emërllahu, i cili njoftoi se këtë vit do të marrin pjesë rreth 35 poetë nga vende të ndryshme të botës.

‘Janë një numër i madh poetësh të cilët do të paraqiten virtualisht, për shkak të pandemisë, ndërkaq poetët të cilët kanë mundur të kenë lëvizje me vendin tonë do të vijnë këtu, dhe ato janë poetë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.’ tha Drejtori i Festivalit – Shaip Emërllahu.


Laureate e çmimit ‘Naim Frashëri’, për këtë edicion është përzgjedhur poetja maqedonase, Lidija Dimkovska. Në kuadër të këtij edicioni do të mbahen disa orë letrare, do të promovohen libra të SH.B ‘Ditët e Naimit’, do të vizitohen lokalitete kulturore dhe historike, Poashtu, me rastin e 120 vjetorit të vdekjes së poetit kombëtar Naim Frashëri, do të organizohet konferencë shkencore. /KlanMacedonia