Tenori kosovar Shkodran Tolaj vazhdimisht aktiv dhe i suksesshëm,mbi të gjitha i veçantë. Koncerti i fundit i tij ishte në Tetovë me datë 20korrik në kuadër të manifestimit “Vera e kulturës tetovare”.
Që nga ideimi i koncertit me program gjerman dhe austriak si falemnderim për Austrinë e Gjermaninë në kohën kur shqiptarët në Maqedoni identifikohen si musliman ndërkaq tendencat për tiu bashkuar perëndimit janë jashtëzakonisht të mëdha paraqiste mesazh të fuqishëm.
Në aspektin artistik tenori kosovar është i pari që interpreton këngë nga operetat dhe këtë gjini e bën të njohur në opinion duke e prezantuar për herë të parë në Maqedoninë e Veriut.
Jo rastësisht dhe pjesëmarrja e publikut serioz ishte evidente. Personalitete të shquara si maestro Zhani Ciko, pianistja Rudina Ciko, profesor Sabaudin Zhuta, dekani i fakultetit të Arteve të Prishtinës Agim Selimi, zyryari i lartë nga Ministria e Kulturës në Kosovë-Sami Piraj, deputeti i Kosovës Naser Rugova, regjisori i njohur nga Kosova Jeton Ahmetaj, pa munguar sekretari shtetëror Valmir Aziri, drejtori për arsim dhe kulturë Ahmed Qazimi, kryetari i këshillit të Komunes Tetovë Bekim Mehmeti vlerësuan lartë këtë mbrëmje.
Tolaj interpretoi me mjeshtëri – ,,Ich bin nur ein armer Wandergesell” nga opereta ,,Der Vetter aus Dingsda”të Eduard Kuneke, më pas pjesë nga kompozitori Franz Lehar, Kalman, Shtrau.Spikati me pjesët “Als floter geist” apo “Kom Zigan” dhe “Dein ist mein ganzes hertz”.
Kulminacioni u arrit me “Këngë moj” të Musa Piperkut. Në piano shoqëroi Darko Marinovski kurse me disa pika përshëndetëde u bashkangjit Jasna Avramoska. Lehtësia në intepretim, notat e larta të realizuara bukur, unifikimi i regjistrit ishin disa nga elementet që u vlerësuan nga muzicienti Sami Piraj në ndërkohë që maestro Zhani Ciko vlerëson kontributin e Shkodran Tolajt nē jetën artistike në Maqedoni.
Poashtu edhe sekretari shtetëror shprehet i lumtur që Tolaj këtë koncert ia dhuroi Tetovës.