Me pjesëmarrjen e 8 shteteve këtë vit Festivali folklorik ndërkombëtar “SKUPI 2019”, organizon edicionin 13-të me radhë, njofton Portalb.mk
Festivali folklorik ndërkombëtar „SKUPI 2019“ këtë vit organizon edicionin e 13-të me pjesëmarrje të shteteve: Maqedonia e Veriut, Sllovakia, Kroacia, Turqia, Kirgistani, Qiproja Veriore, Kosova dhe Shqipëria.
Hapja e festivalit do të bëhet ditën e merkur me 28.08.2019 në sheshin Filipi II – Shkup, me fillim prej orës 20:00.
Ju njoftojmë që hapja ceremoniale e festivalit do të mbahet në sheshin Filipi II-Shkup, me fillim prej orës 20:00. Aktivitetet kulturore të radhës do të vijojnë edhe në ditët e tjera në vazhdim:
- 29.08.2019 – 20:00 Koncert në sheshin “Iliria” në Tetovë
- 30.08.2019 – 20:30 Koncert në sheshin e komunës së Studeniçanit
- 31.08.1029 – 20:00 Koncert përmbyllës i festivalit në sheshin “Skënderbeu”.