Muzeu i Lëvizshëm, Sofra tiranase dhe veshjet etnografike, sollën një pjesë të Tiranës në Shkup. Në kuadër të projektit “Eja në shtëpinë tënde”, përmes vendosjes së muzeut të lëvizshëm “Tirana vjen tek ti”, Unioni i Bashkive Shqiptare kësaj rradhe përzgjodhi Shkupin si destinacionin e shtatë për të ndaluar.
Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, foli për ngjajshmëritë e shesheve të Shkupit dhe Tiranës, duke theksuar se kjo i bën shqiptarët që të ndjehen si në shtëpi.
“Nuk është më shumë për të sjellë Tiranën këtu, pasi Tirana njihet, por është më shumë për tu njohur më mirë me njëri tjetrin. Ne na duket vetja fiks si në sheshin ‘Skenderbe’, megjithëse jemi mundu të sjellim një copë të sheshit ‘Skendërbe’ sepse këtu shumë ngjajshëm është, me statujën e heroit tonë kombëtarë, me mozaikun, kështuqë praktikisht nuk kemi sjellë asnjë shtëpi me vete, por kemi ardhur në shtëpinë tonë, ashtu siç ju vini në shtëpinë tuaj.” tha Anuela Ristani – Nënkryetare e Bashkisë së Tiranës.
Ristani paralajmëroi ndalesa të këtij muzeu, në thuajse të gjitha komunat shqipfolëse. Nga ana tjetër kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, tha se ky aktivitet do të jetë një vendtakim i të gjithë kryetarëve të komunave shqiptare që të njihen më mirë mes vete duke nënvizuar se në të ardhmen, nuk do të mungojnë edhe bashkëpunimet.
“ Është me të vërtetë një kënaqësi, pasiqë ky muze lëvizës në periudha të ndryshme, në mënyrë kronologjike përshkruan gjithë atë trashëgimi kulturore që ngërthen Tirana në vete… ” tha Kryetari i Komunës së Çairit – Visar Ganiu
Në këtë aktivitet morën pjesë edhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë , Fatos Reka, përfaqësues nga Unioni i Bashkive Shqiptare si dhe mysafirë të tjerë nga vendi dhe jashtë. Muzeu I Lëvizshëm do të qëndrojë në sheshin “Skenderbeu” gjatë gjithë ditës dhe vizitat do të jenë të hapura dhe falas për të gjithë qytetarët që duan ta njohin nga afër Tiranën. Rekomandohet respektim i masave ndaj KOVID 19-tës./KlanMacedonia