Pushimet janë çdoherë ide e mirë dhe e nevojshme për njerëzit, por sa shpesh bëni pushime kulturore?
Nëse jeni duke kërkuar ndonjë destinacion për të bërë pushime gjatë këtij viti ju tregojmë se Parisi është top destinacion, njofton Klan Kosova.
Kryeqyteti i bukur francez është renditur i pari si qyteti më i mirë kulturor në botë, duke lënë pas qytetet si Londra, Tokio e Moska.
Kjo falë numrit të vendeve të mahnitshme trashëgimore dhe aktiviteteve kulturore që mund të gjenden në Paris.
Lista me qytetet më të mira kulturore për vitin 2019 është përpiluar nga “MyVoucherCodes”, të cilët i kanë përcaktuar “fituesit” në bazë të numrit të vendeve që janë pjesë e UNESCO-së, muzeve, galerive të artit, teatrove, sallave të koncerteve, bibliotekave publike, kinemave, etj.
Kjo është lista e plotë me 10 qytetet më të mira kulturore për vitin 2019:
1: Paris, Francë
2: Nju Jork, SHBA
3: Londra, Angli
4: Seuli, Kore Jugore
5: Tokio, Japoni
6: Moska, Rusi
7: Roma, Itali
8: Shenzheni, Kinë
9: Los Anxhelos, SHBA
10: Amsterdami, Holandë.