Në seancën e sotme, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka miratuar informacionin për nivelizimin e rrogave për të punësuarit në institucionet e kulturës.
“Në të shkuar edhe një premtim i realizuar . Nivelizohen rrogat e
punonjësve në sferën e kulturës. Në mbledhjen e sotme qeveria miratoi
informatën për nivelizim të rrogave për të punësuarit në institucionet
kulturore, sipas veprimtarive.
2899 të punësuar do të kenë rroga më të larta duke filluar nga rroga e
muajit Prill! Urime”, ka shkruar Asafi, në profilin e tij në Facebook.
Në bazë të këtij vendimi, 2899 persona të punësuar në kulturë do të kenë rritje të pagave, duke filluar nga rroga e muajit prill 2019. Në nivelizimin e rrogave janë të përfshirë të gjithë të punësuarit në kulturë, gjegjësisht të punësuarit në institucionet kombëtare dhe të punësuarit institucionet lokale nga fusha e kulturës.