Në kuadër të edicionit të shtatë, “Skena e muzikës serioze shqiptare” do ta realizojë aktivitetin e gjashtë “Nata e romancës shqiptare”, transmeton Portalb.mk
“Nata e romancës shqiptare” do të mbahet më 24 prill 2019, e enjte, në Qendrën për Kulturë, me fillim prej ora 19:30.
Në kuadër të saj, performojnë: Nita Zenuni-soprano, Besarta Murtezani-soprano, Mustafa Imeri-tenor, Jetmir Rexhepi-tenor, Premtim Etemi-dirigjent dhe Orkestra Rinore e Shqiptarëve të Maqedonisë.
Paraprakisht, më 19 prill 2019, “Skena e muzikës serioze shqiptare” realizoi koncertin me violinistin virtuoz shqiptar, Tedi Papavrami, me orkestër të drejtuar nga dirigjenti i mirënjohur shqiptar, Gridi Kraja. Koncerti u vlerësua i një niveli të lartë artistik.