Ministrja e Kulturës, Irena Stefoska dhe euroambasadori, David Geer sot paralajmëruan fillimin e programit të ri, Evropë Kreative 2021 – 2027, e cila në fund të muajit të kaluar u miratua nga ana e Parlamentit Evropian. Stefoska, gjatë tryezës së rrumbullakët kushtuar sfidave dhe reflektimit të programit Evropë Kreative – Kulturë e BE-së, tha se Ministria e Kulturës veç më ka shprehur interes për pjesëmarrje në programin e ri si dhe gatishmëri për nënshkrim të grant marrëveshjes me Komisionin Evropian. Po ashtu, theksoi edhe rezultatet e ciklit paraprak programor.
“Gjatë këtij cikli janë mbështetur 79 projekte të organizatave joqeveritare, shtëpi botuese, institute nacionale dhe lokale nga fusha e kulturës, ndërsa mbështetja e BE-së për këto organizata të Maqedonisë përbën 4,5 milionë euro. Sektori botues në shtetin tonë edhe njëherë konfirmoi mbështetjen e jashtëzakonshme dhe suksesin në kuadër të këtij programi në nivel evropian, ndërsa Ministria e Kulturës gjithsesi vazhdon me kofinancim të projekteve të mbështetura”, tha ministrja Stefoska.
Ajo shtoi se, si trup koordinues për zbatimin e programit në nivel nacional, ministria edhe në të ardhmen do të vazhdojë përmes masave konkrete t’i përgjigjet sfidave të bazuara në përvojat e deritanishme nga zbatimi i programit në nivel nacional dhe lokal, ndërsa me qëllim lehtësimi i qasjes në programin të numrit sa më të madh të shfrytëzuesve nga sektorët e kulturës dhe kreative.
Ambasadori i BE-së, David Geer theksoi se sektori kulturor dhe kreativ çdoherë ka luajtur rol kryesor në jetën e Evropës dhe kanë shpërndarë vlerat evropiane,
“Programi Evropë Kreativë në njëfarë mënyrë formë konsoliduese e mbështetjes së BE-së për këto industri. Në periudhën prej 2014 deri në 2020 përmes këtij programi janë ndarë mbi 13.000 grante, ndërsa e kanë shfrytëzuar 41 shtete. Janë kofinancuar afër 16.500 projekte kulturore për bashkëpunim në Evropë”, tha mes tjerash ai.