Këshilli për Ndarjen e Çmimit Shtetëror “Nënë Tereza” ka hapur konkursin për ndarjen e Çmimit Shtetëror “Nënë Tereza” në vitin 2019, transmeton Portalb.mk.
“Me Çmimin Shtetëror “Nënë Tereza” jepet mirënjohja për arritjet në fushën e humanizmit dhe solidaritetit njerëzor dhe për nxitjen, avancimin e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe zhvillimin e bashkëpunimit sikurse midis popujve, ashtu edhe midis pjesëtarëve të komuniteteve, kulturave dhe feve të ndryshme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës.
Çmimi Shtetëror u ndahet individëve, grupit të krijuesve, ekipeve, institucioneve, shoqërive tregtare dhe shoqatave të qytetarëve të vendit, por me kushte të caktuara mund t’u ndahet edhe shtetasve të huaj, grupit të krijuesve, ekipeve dhe institucioneve të huaja.
Shuma në para e Çmimit Shtetëror “Nënë Tereza” është pesë (5) rroga mujore mesatare në Republikën e Maqedonisë së Veriut të paguara në tri muajt e fundit të vitit rrjedhës.
Parashtruesit e iniciativës për ndarjen e Çmimit Shtetëror duhet:
- Hollësisht ta arsyetojnë iniciativën. Në tekst duhet të përmbahen edhe: të dhënat e sakta të biografisë, adresa e saktë e vendbanimit (adresa-rruga, numri, vendi, qyteti, shteti), të dhënat për rezultatet e arritura në fushën në të cilën është arritur ajo dhe të dhënat e tjera që konsiderohen se do të kontribuojnë në vlerësim, si dhe dokumentacioni përkatës me të cilin do të konfirmohen ato.
- Ta theksojë emrin dhe mbiemrin e plotë, titullin, firmën, adresën dhe telefonin.
- Tekstin e iniciativës (i kompletuar) ta dërgojë në 15 ekzemplarë, ndërsa punimet (librat, publikimet, etj.) trajtohen si shtojcë dhe duhet të dërgohen në një (1) ekzemplar.
Adresa në të cilën duhet të dërgohen iniciativat është: Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë së Veriut – Këshilli për Ndarjen e Çmimit Shtetëror “Nënë Tereza”, rr. ”Gjuro Gjakoviq” nr. 61 – Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut. Konkursi do të zgjasë nga 1 deri më 30 prill 2019.
Burimi: Portalb.mk