Drejtoresha e Qendrës Informative Kulturore, Sermine Purini ka paralajmëruar koncertin e madh që do të organizohet për herë të parë në Shkup ku do të këndojnë Merita Halili dhe Raif Hyseni.
Koncertin e organizojnë Ansambli i studentëve, Montclair University USA, Grupi “KASTRIOTËT”.
Koncerti do të mbahet në sheshin Skënderbeu më 3 korrik me fillim në orën 21:00.