Ministria e Kulturës në Maqedoninë e Veriut deri më 15 dhjetor do të ketë të hapur mundësinë për të aplikuar artistët e pavarur për të fituar mbështetje financiare, transmeton Portalb.mk.
Mbështetja financiare e siguruar nga artistët për vitin 2022 do të jetë në formë të kontributeve për shëndetësi, sigurim pensional dhe invalidor dhe tatimin mbi të ardhurat personale të artistëve të pavarur.
Artisti për të fituar këtë mbështetje, duhet të jetë i regjistruar në Regjistrin Qendror, të jetë shtetas i RMV-së, mos të jetë pensionist dhe student; derisa veprat e tij duhet të jenë të qasshme për publikun.
Dokumentet e kompletuara duhet të dorëzohen në arkivin e Ministrisë së Kulturës përmes postës, ndërsa për informata shtesë mund të kontaktojnë përmes linjave të telefonit ose në institucion prej 9 deri ora 15 çdo ditë pune.