Komuna e Ohrit do ta digjitalizojë dhe promovojë trashëgiminë kulturore

Trashëgimia kulturore e Ohrit do të digjitalizohet dhe promovohet në kuadër të projektit “Inter – menaxhim rajonal me trashëgiminë kulturore E – Sistem”. Komuna e Ohrit merr pjesë në projektin rajonal, qëllimi kryesor i të cilit është që nëpërmjet të digjitalizimit të trashëgimisë kulturore të zhvillohet turizmi kulturor dhe të edukohen të rinjtë dhe turistët për rëndësinë e trashëgimisë kulturore, njofton Portalb.mk.

Përveç Ohrit, në projekt marrin pjesë edhe Komuna Vlorë, Samos dhe Krf, por edhe vendet që janë me interes të madh për UNESKON. Digjitalizimi i trashëgimisë kulturore do të kryhet me zbatimin e sistemit elektronik inovativ për digjitalizim të trashëgimisë, që ka fituar çmim evropian për inovacion.

Ky projekt është pjesë e programit “Interreg Balkan – Mediterranean 2014 – 2020” i Bashkimit Evropian. Partnerë projekti janë Qendra Hulumtuese dhe Inovative për Informata, Komunikime dhe Teknologji “Athina” nga Athina, komunat Samos dhe Krf nga Greqia, “ELET – Shoqëri për trashëgimi kulturore dhe Mjedisore” nga Greqia, komuna e Ohrit nga Maqedonia e Veriut dhe Komuna e Gjirokastrës nga Shqipëria. Udhëheqës partner i projektit është Universiteti i Teknologjisë në Qipro.