“KARNEVALI I VEVÇANIT”/ Fillon nesër, do të zgjasë tre ditë

Në Maqedoninë e Veriut duke filluar prej nesër do të zhvillohen aktivitetet në kuadër të “Karnevalit të Vevçanit”, një organizim tradicional i shoqëruar shpeshherë edhe me tensione, transmeton Portalb.mk.

“Në Vevçani, më 12 janar me hapjen e qendrës multikulturore “Kosta Srbakoski” do të fillojnë karnevalet tradicionale në Vevçani”, njoftojnë nga Ministria e Kulturës.

Planifikohet që aktivitetet të zhvillohen tri ditë, duke përfshirë marshin me maska, muzikë dhe ekspozitën e fotografive artistike.

“Qytetarët e Vevçanit më 13 janar, do të përcjellin vitin e vjetër dhe do të presin vitin e ri sipas kalendarit Julian”, sqarojnë nga Ministria, derisa kryetari i komunës, Spase Koçovski bëri thirrje për respektim të masave anti-Kovid.