11.330.000.00 mijë denarë për rikonstruimin e vitrinave të Çarshisë së vjetër, I ndau në tetor të vitit 2018-të ministria e Ekonomisë për Komunën e Çairit. E me mjetet e fituara kështu do duhej të ishin të gjitha vitrinat e Çarshisë. Por edhe pse kanë kaluar më shumë se nëntë muaj nga marrja e kësaj shume, Çarshia e Vjetër vazhdon të mos ndryshojë, për më tepër në të njëjtën janë ndërtuar shumë objekte të reja. Profesori universitar i arkitekturës, Xhemal Bektoviq thotë se kanë kaluar shumë vite nga kur Çarshisë i ka humbur fizionomia dhe origjinaliteti.
“Problemi kryesor në Çarshi është ndërtimi I objekteve në mënyrë të pa-kontrolluar nga institucionet që bije deri në humbjen e pamjes autententike. Po nëse mund të them me përqindje mund të konstatoj se tashmë 70% apo 80 % Çarshisë I ka humbur autenticiteti. Kjo Çarshi ka qenë më e madhe dhe më e populluar dhe fizionomia nuk ka qenë e këtillë, siç është sot”, tha profesori i arkitekturës, Xhemal Bektoviç.
Aritekti, Dren Nevzati tregon mënyrën se si duhet të punojnë institucionet për ta ruajtur autenticitetin dhe origjinalitetin e Çarshisë. Sipas tij, Çarshia ka ardhur në këtë gjendje për shkak të mungesës së planeve afatgjate.
“Vitet e fundit është më e dukshme, kemi intervenim nga individë dhe subjekte mirëpo nuk do të kisha thënë se kanë efekt të madh saqë kanë efekt intervenimet dhe neglizhenca e institucioneve. Për ta ruajtur origjinalitetin e Çarshisë ka nevojë për një plan për rehabilitim. Plani I fundit për re-valorizim e ndërtimeve në Çarshi, është bërë para 12 viteve dhe gjërat prej atëherë kanë ndryshuar”, deklaroi arkitekti, Dren Nevzati.
Edhe pse na premtuan, përgjigje nga komuna nuk morëm kurse nëse e njëjta nuk e realizon projektin për të cilën kohë i ka ngelur vetëm edhe tre muaj, Ministri I Ekonomisë Kreshnik Bekteshi thotë se mjetet e fituara duhet të kthehen në arkat e shtetit.
“Nëse nuk realizohen në tërësi mjetet, është obligim i komunës së Çairit që deri në përfundim të muajit nëntor, ato mjete t’i kthejë në buxhetin e shtetit apo në buxhetin qendror”, pohoi Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Përpos 11.330.000.00 denarëve, Komuna Çairit mjete ka marrë edhe nga banka botërore për rikonstruimin e kalldërmës në rrugën kryesore të Çarshisë në vlerë prej 820 mijë eurove. /TV21/