Ekspozita “Përjetime” e Visar Isenit u prezantua në Gostivar (FOTO)

Visar Iseni gjatë mbrëmjes së djeshme (28.10.2019) në I.N. Qendra për Kulturë Gostivar realizoi ekspozitën e tij personale me titull “Përjetime” ku prezantoi 19 piktura në teknika të ndryshme. Fjalën për hapjen e ekspozitës e mori prof. Bashkim Mexhiti i cili prezantoi krijimtarinë e Visar-it duke dhënë mendime pozitive, me çkа e inkurajoi piktorin që ta vazhdon rrugëtimin e tij artistik. Visari mbetet i kënaqur nga ekspozita e tij në qytetin e Gostivarit duke falënderuar të gjith profesorët, kolegët dhe artëdashësit e pranishëm në ekspozitë. /Schoolture.info/