Qyteti i Shkupit ka vendosur që afati për Konkursin e zgjedhjes së prototipit të suvenirit për Çarshinë e Vjetër të Shkupit do të jetë deri më 15 maj të vitit 2020, transmeton Portalb.mk.
Afati i paraparë për këtë konkurs fillimisht ka qenë 10 prilli, por për shkak gjendjes së krijuar, është vendosur të shtyhet.
“Në kushtet e ndalimit dhe regjimit të veçantë të qarkullimit në gjithë vendin, si një masë në luftimin e virusit korona, Ju informojmë se ka ndryshuar afati për dorëzimin e punimeve për përzgjedhjen e ideore për përpunimin e prototipit të suverinit për Çarshinë e vjetër të Shkupit”, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.